Tifozët e fërshëllyen, Galtier mbron Messin: Kritika të pakuptimta, ai udhëheq ekipin

Tifozët e fërshëllyen, Galtier mbron Messin: Kritika të pakuptimta, ai udhëheq ekipin

Lionel Messi

PSG humbi dje 1-0 në "Parkun e Princave" kundër Lyon, në ndeshjen që vlente për javën e 29-të në Ligue I. Kritikat në këtë përballje ishin për Lionel Messit, që paçka se ishte më i mirë në fushë mori fërshëllimat e tifozëve në fillimin dhe fundin e ndeshjes. Për këtë situatë, trajneri i vendasve, Christophe Galtier ka thënë se situata është e pakuptimtë.

"Nuk i kuptoj kritikat ndaj tij. Ne presim që ai ose Kylian Mbappe të zgjidhë situatën. Ai udhëheq lojën tonë, ai përpiqet shumë, prandaj ka edhe topa të humbur. Për mendimin tim, fishkëllimat nuk kanë kuptim sepse ai dha shumë në pjesën e parë të sezonit, ai ishte golashënuesi dhe asistuesi ynë. Në fund të fundit, u takon të tjerëve të ndihmojnë më shumë dhe të krijojnë raste”, tha Galtier.

Pas javës së 29-të në kampionat, PSG kryeson renditjen me 66 pikë, gjashtë më shumë se Lens dhe Marseille që ndjekin parisienët.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet