Tifozët e Kombëtares rekord aplikimesh në UEFA, ja kur mësohen fituesit e biletave për në Euro 2024

Tifozët e Kombëtares rekord aplikimesh në UEFA, ja kur mësohen fituesit e biletave për në Euro 2024

Foto ilustruese

Kombëtarja shqiptare e futbollit nga 14 qershori - 14 korrikun e 2024 do jetë pjesë e finaleve të Europianit që zhvillohet në Gjermani. Të ndodhur në grupin B me rivalë si Spanja, Italia dhe Kroacia, interesi i tifozëve kuqezi për një biletë është i madh.

Siç njofton UEFA në faqen zyrtare të saj, fituesit për një biletë në Euro 2024 do informohen me fundin e janarit. Kujtojmë se raundi i dytë i aplikimeve online ishte deri në 12 dhjetorin e 2023, me tifozët kuqezi që mund të aplikonin për të marrë deri në katër bileta për ndeshje.

Tanimë pas aplikimeve vetëm online në faqen e UEFA, do jetë një short që do përcaktojë edhe fituesit. Çdo kombëtare do ketë 10 mijë bileta të rezervuara për ndeshje dhe në datën 31 janar fituesit do informohen me një e-mail. Interesi më i lartë në bazë të aplikimeve për bileta ishte nga Shqipëria, Kroacia dhe Turqia.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë