VIDEO/ Tifozët e Kukësit futen në fushë dhe dhunojnë policin, Erzeni i përmbys 1-2! Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Partizanit 'me sherr', Egnatia 0-0 Teuta

VIDEO/ Tifozët e Kukësit futen në fushë dhe dhunojnë policin, Erzeni i përmbys 1-2! Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Partizanit 'me sherr', Egnatia 0-0 Teuta

Egnatia 0-0 Teuta dhe dhunimi i policit në Kukës

Superliga shqiptare e futbollit nisi javën e 25-të dhe zhvilloi tre ndeshje. Kjo e dielë sportive nuk ishte e zakonshme në Kukës, pasi tifozët u futën në fushë, ndërprenë ndeshjen dhe goditën një polic, para se të merrej vendimi për zbrazjen e stadiumit.

Ishte minuta e 65-të kur Agim Zeka shënoi golin e dytë për Erzenin, gol që i dha epërsinë shijakasve 1-2 përballë vendasve të Kukësit. Me sfidën që vlente për zonën e ftohtë dhe pikët aq shumë të domosdoshme, tifozët u bënë protagonistë dhe u futën në fushë.

Ndërhyrja e sigurisë dhe policisë shmangu më të keqen, teksa dueli më pas vijoi me stadiumin e boshatisur pas një ndërprerje për afro 20 minuta. Në fund ishte Erzeni që fitoi 1-2 me gola të Kahrimanovic dhe Zekës në pjesën e dytë, duke përmbysur golin e Salamit në të 30 minutë.

Skënderbeu fitoi 1-0 me Partizanin. Në stadiumin e Korçës vendosi goli i Dean Liços në minutën e 38-të. Një ish si Liço ndëshkoi "Demat e Kuq", me tifozët që ishin të shumtë në stadium. Sfida nuk prodhoi më gola, por skenat në fund të ndeshjes sollën përplasje në fushë. Të dyja kampet u "përleshën" mes tyre dhe tifozët tentuan të kapërcenin gardhin rrethues, por pa ia dalë.

Janaqi për vendasit dhe Rrapaj për miqtë u ndëshkuan me kartona të kuq në të 89 minutë, me skuadrat që e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak. Veç sherrit në fushë, edhe në tribuna nuk janë ndalur koret ofenduese mes dy tifozerive, teksa në stadium kishte edhe prezencë nga ultrasit kryeqytetas.

Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Teuta barazuan 0-0 në një ndeshje me raste dhe polemika. Vendasit e Edlir Tetovës që kryesojnë edhe Superligën, ia dolën të shënonin në minutat e fundit, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR për një pozicion jashtë loje. Kështu, Egnatia ka katër ndeshje pa marrë pikët e plota dhe ndodhet në kuotën e 49 pikëve.

Superliga, java 25-të:

E dielë

13:30 Egnatia 0-0 Teuta

13:30 Kukësi 1-2 Erzeni

17:00 Skënderbeu 1-0 Partizani

E hënë 17:00

Dinamo - Vllaznia

Tirana - Laçi (Elbasan Arena)

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:06
VIDEO/ Mbyllet me sherr dhe dy kartona të kuq ndeshja në Korçë, Skënderbeu fiton 1-0 me Partizanin

 

Skënderbeu fitoi 1-0 me Partizanin në ndeshjen e javës së 25-të në Superligë. Në stadiumin e Korçës vendosi goli i Dean Liços në minutën e 38-të. Një ish si Liço ndëshkoi "Demat e Kuq", me tifozët që ishin të shumtë në stadium.

Sfida nuk prodhoi më gola, por skenat në fund të ndeshjes sollën përplasje në fushë. Të dyja kampet u "përleshën" mes tyre dhe tifozët tentuan të kapërcenin gardhin rrethues, por pa ia dalë.

Janaqi për vendasit dhe Rrapaj për miqtë u ndëshkuan me kartona të kuq në të 89 minutë, me skuadrat që e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak. Veç sherrit në fushë, edhe në tribuna nuk janë ndalur koret ofenduese mes dy tifozerive, teksa në stadium kishte edhe prezencë nga ultrasit kryeqytetas.

Me vetëm një fitore në pesë javët e fundit, Partizani nuk përfitoi nga ngecja e Egnatias dhe sërish me 40 pikë mban vendin e dytë. Nga ana tjetër, Skënderbeu ka tre fitore në pesë javët e fundit dhe me 34 pikë barazon Skënderbeun në vendin e pestë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?