Tifozët “Kuq e Zi” e festojnë 20-vjetorin e themelimit, festë e madhe në Tiranë, Veliaj: Ejani festojmë së bashku

Tifozët “Kuq e Zi” e festojnë 20-vjetorin e themelimit, festë e madhe në Tiranë, Veliaj: Ejani festojmë së bashku

Erion Veliaj

Tifozgrupi më i madh i kombëtares shqiptare, Tifozat Kuq e Zi do të festojnë të shtunën 20-vjetorin e themelimit me një festë madhështore në Tiranë. Në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë i gjithë vendi do të jetë me ngjyrat kuq e zi.

Përmes një videomesazhi, kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj feste që përkon dhe me kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në “Euro 2024”. “Përshëndetje! Jemi në Bashkinë e Tiranës me grupin organizator të tifozëve kuqezi, që siç kemi festuar për sukseset e Kombëtares, kanë edhe ata një histori suksesi 20 vite klubi më intensiv, më entuziast, edhe më mbështetës i Kombëtares sonë.

Por përpara se të fillojnë festat, Krishtlindje dhe Viti i Ri, kanë një megafestë nesër, ditën e shtunë, në orës 6 pasdite në sheshin “Skënderbej”, ku kemi dhe disa surpriza me kostume, me këngë, me valle”, thekson kryebashkiaku Veliaj.

Do të ketë shumë të ftuar special, ku mes tyre do të jetë edhe Ilir Shaqiri. Madje ky i fundit vjen me një këngë enkas dedikuar tifozëve KUQ E Zi, ndërsa titullohet: “Përjetësisht me ty Shqipëri”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër