Gazetari i Report Tv Ernest Koçi, i cili po ndjek kombëtaren shqiptare në eventin më të madh të sportit në Evropë, Euro 2024, ka intervistuar disa tifozë të grumbulluar në kampin bazë stërvitor në Dortmund. Një mjeke e cila jeton në Dortmund, tha se është optimiste edhe për një barazim me Spanjën.
‘Gjasulën po pres, për shkak të golit, por t’i japim forca që të bëj edhe një gol tjetër. Është hera e dytë pasi isha edhe kur kanë pasur stërvitej të hapur. Jetoj në Dortmund. Jam shumë optimiste besoj edhe një barazim do të mjaftonte që të ishim në vendin e tretë me një mundësi për të dalë në finale. Jam mjeke me profesion.’- u shpreh mjekja.
Nga ana tjetër, një tifoz turk, i cili po ndiqte kombëtaren e tij në sfidën me Portugalinë, tha për Report Tv se e do shumë Shqipërinë. Ai përshëndeti shqiptarët duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.
‘Kuptoj pak shqip, jam turk! E dua Shqipërinë, njerëzit shqiptar!’- tha ai.
Lajmi kryesor:
Prag ndeshja me Spanjën, Elvis Toçi në ‘Minuta Zero’: S’kritikohet një legjendë si Hysaj, kundër Kroacisë ndeshja më e bukur e kombëtares









