Varre masive ku qëndrojnë trupat e ushtarëve të Irakut, janë zbuluar në Tikrit-in e sapo çliruar.
Mbi 1700 trupa mund të jenë zbuluar në këto varre. ISIS pohoi të ketë ekzekutuar kaq shumë ushtarë të kapur në Qershor jashtë kampit Speicher, një bazë e fortifikuar afër Tikritit.
Gazetarët e CNN panë 9 trupa të merreshin nga ekspertët e mjekësisë ligjore në një nga varret.
Sipas raportimeve, besohet të ekzistojnë 10 varre masive brenda kompleksit të pallatit presidencial, i cili përbën rezidencën e ish-Presidentit të Irakut, Saddam Hysein.
Rezidenca u shndërrua në strehë të ISIS pasi militantët kapën qytetin. Ushtarët e Irakut dhe militantët Shiitë, rimorën Tikritin disa ditë më parë, pas një beteje të ashpër.
Bazuar në imazhet satelitore dhe dëshmitë e dëshmitarëve, Monitoruesi i të Drejtave të Njeriut, arriti të identifikojë një numër varresh masive brenda Triktitit dhe pallatit presidencial.
Familjarët e ushtarëve të humbur kanë qënë prej kohësh në kërkim të përgjigjeve nga qeveria e Irakut, rreth asaj që kishte ndodhur. Ata dorëzuan një vit më parë në Ministrinë e Shëndetësisë mostra ADN-je, në mënyrë që autoritetet të mund të identifikonin trupat që mund të gjenin.

Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com