Presidenti i Amerikës, Donald Trump, lajmëroi ditën e sotme se do të ndalonte përdorimin e rrjetit social TikTok në vendin e tij.
Sipas tij, ky rrjet dyshohet se mund të përdoret nga shërbimet sekrete kineze.
“Për sa i përket TikTok, ne e ndalojmë atë në SHBA”, deklaroi Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial “Air Force One”.
Rrjeti social TikTok i përket grupit kinez ByteDance, i cili numëron një miliardë përdorues në botë dhe është shumë popullor tek të rinjtë.
TikTok është bërë objekt hetimi nga CFIUS, e cila është agjencia amerikane e ngarkuar për të siguruar se investimet e huaja nuk përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.