Justin Timberlake gjithmonë ka qenë mjaft i dashur me fansat, por mbrëmjen e djeshme ai ka bërë një gjest me të vërtetë të veçantë.

Këngëtari ka ndaluar në mes koncertin e tij në mënyrë që të ndihmonte një të ri për ti propozuar të dashurës në skenë.

Kjo ka ndodhur gjatë turit të tij muzikor ditën e dielën në SHBA, ku të gjithë fansat kanë mbetur të befasuar.

justin timberlake

Ky veprim i Justin ka ardhur menjëherë pasi ai ka performuar hitin “That Girl”.

Si fillim ai ka ftuar djaloshin e quajtur Josh dhe të dashurën e tij Kim që të hipnin në skenë.

Më pas ai iu drejtua vajzës duke i thënë se Josh dëshironte ti thontë diçka asaj.

Në një ambjent romantik me drita të fikura, hipur mbi skenë, ndërkohë që të pranishmit prisnin gjithë kureshtje Josh i  propozoi martesë të dashurës së tij.

Kështu çdo gjë shkoi siç Josh kishte planifikuar me Timberlake muaj më parë.

Pas përgjigjes pozitive të vajzës ata shkëmbyen puthje, ndërkohë që Justin duartrokiste.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)