Tinguj muzike për të sjellë te njerëzit shpresë! Artistët ngrenë peshë zemrat nëpërmjet rrjeteve sociale (VIDEO)

Prej dy javësh tashmë vendi ynë është bërë pjesë e hartës së shteteve të prekura nga virusi korona, që po rrit ndjeshëm numrin e viktimave edhe te fqinjët tanë. 

Mbyllja në shtëpitë tona, si masë parandaluese ndaj virusit ka ngrirë gjithçka, jetën sociale dhe atë kulturore. Megjithatë atë që nuk e bëjmë dot fizikisht, teknologjia na e ka mundësuar.  Afrimi dhe komunikimi, por edhe arti tashmë janë zhvendosur në botën virtuale, aty ku virusi nuk depërton dot. Artistët kanë vazhduar me thirrjet e tyre për të sensibilizuar njerëzit, por edhe për t'i dhënë shpresë atyre se bashkë do ia dalim.

Balerinët e TOB, por edhe këngëtarë si Marsela Çibukaj kanë performuar këngë që përcjellin shpresë te të gjithe ne. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:26
Koronavirus/ Devis Xherahu: Vetëm me besimin në zot do dalim në këtë situatë

Devis Xherahu ka publikuar në Instagram një video mesazh, duke kënduar. 

Ai shprehet se vetëm nëpërmjet besimit në zot do të dalim nga situata që koronavirus ka krijuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. 

 

Ora 15:56
Ditëlindje në karantinë, Marsela Çibukaj: E kisha menduar ndryshe, por asgjë nuk ka më kuptim se kaq! (FOTO)

Marsela Çibukaj e ka festuar ditëlindjen e saj në karantinë, e pashoqëruar nga njerëzit e dashur. 

Këngëtarja ka shkruar në rrjetet sociale se kjo ishte një ditëlindje e pazakontë të cilët e kishte menduar nën shoqërinë e të afërmve, por e shoqeruar nga rrezet e diellit në ballkonin e saj, ajo thotë se kjo situatë e bën të kuptojë që sensi i jetës ...është vetë jeta! 

Ora 14:19
Vajza në piano, mamaja duke kënduar, Eneda Tarifa publikon videon: A ka lumturi më të madhe?! (VIDEO)

Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar vlerat e jetës  dhe vendit ku jetojmë sesa përmes tingujve të muzikës! Këtë po na dëshmojnë cdo ditë artistët të cilët përmes këngëve kanë sjellë te të gjithë mesazhe të rëndësishme gjatë ditëve që të gjithë janë në izolim, në pritje të permirësimit të situatës nga koronavirus

Edhe Eneda Tarifa, tashmë e izoluar në shtëpinë e saj, ka sjellë për ndjekësit e saj një video ku shfaqet vajza e saj në piano, dhe mamaja e saj duke kënduar 'Atdheu'.

Këngëtarja e ka publikuar videon me hashtagun #rrinështëpi. 

Ora 14:02
Koronavirus/ Edhe Arif Ziberi i 'Elita 5' ka një mesazh: Përpos të mirave në jetë... (VIDEO)

Video mesazheve sensibilizuese të artistëve në Kosovë e Shqipëri i është bashkuar edhe solisti i grupit muzikor "Elita 5". 

Në një postim në rrjetet sociale këngëtari bën thirrje të qëndrojmë në shtëpi në mënyrë që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt. 

Ora 12:52
Regjisori Altin Basha & Iliriana Basha: Qëndroni në shtëpi (VIDEO)

Regjisori Altin Basha dhe bashkëshortja e tij skenografja e kostumografja Iliriana Basha përmes një video-mesazhi nga shtëpia për “ReportTV” u kërkojnë të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira.

Ora 12:48
Videoart “Epoka e re e njerëzve të bukur”, çifti i artistëve ‘shkundin’ ndërgjegjen njerëzore për mjedisin (VIDEO)

Kjo periudhë izolimi, si masë parandaluese ndaj një armiku mikroskopik, ka bërë që toka të gjejë pak qetësi në shtratin e vet. Ajri po ashtu është më i pastër, e fjala e natyrës dëgjohet më shumë. Çifti i artistëve Dardana Bërdyna dhe Albert Dedja nga Italia (Trento), kapin këto momente, dhe i gdhendin në vargje e recitim, sepse e ardhmja, në të gjithë e brezat që vijnë kanë nevojë për një botë më të pastër. Ata tentojnë përmes artit të shkundin ndërgjegjen njerëzore, për mjedisin artificial që po lëmë pas. Kjo periudhë paniku do të mbarojë, edhe ajo që mbetet krahas dhimbjes për humbjet njerëzore, frikës, trishtimit, duhet t’i lërë vend dhe reflektimit rreth kërcënimit që i kemi bërë natyrës...

 

Ora 12:45
Dy kërkueset shkencore në Anglia, Detina dhe Argita Zalli: 20 vaksina në zhvillim, e para testohet gjatë javës tjetër tek njeriu (VIDEO)

Dy kërkueset shkencore shqiptare nga Anglia, Detina dhe Argita Zalli bëjnë apel përmes një video-mesazhi nga shtëpia e tyre për të gjithë shqiptarët, që të qëndrojnë në shtëpi. Ato tregojnë se janë 20 vaksina në zhvillim, ndërsa në këtë fillim jave që vjen do të testohet vaksina e parë tek njeriu

 

Ora 11:59
Sugjerimet e Arta Markut, gazetarja lexon “Në kërkim të kuptimit të jetës” të Viktor E. Frankl (VIDEO)

Gazetarja Arta Marku për “Reporttv” teksa bën apel përmes një video-mesazhi nga shtëpia, që këto ditë të qëndrojmë në shtëpi. Ajo lexon një pjesë të librit “Në kërkim të kuptimit të jetës” të Viktor E. Frankl

Ora 11:57
Zef Deda këndon “Nessun Dorma”: Të rrimë në shtëpi, dhe të mbyllim edhe gojën (VIDEO)

Artisti i njohur Zef Deda bën apel nga shtëpia e tij, ku gjendet këto ditë i vetizoluar për shkak të covid-19. Përmes humorit të hollë artisti, por edhe duke kënduar këngën e njohur italiane “Nessun Dorma” të Puccini-t, (interpretuar nga Luciano Pavarotti) shprehet se do t’ia dalim.

Ajo që bie në sy në videon e dërguar në Report TV, është “furnizimi” me portokalle, të cilat përmbajnë vitaminën C dhe janë rekomanduar nga mjekët. Mesa duket artist ii ka marrë masat për ta kaluar shëndetshëm këtë periudhe.

Ora 11:56
Në emër të jetës, muzika bashkon virtualisht koristët italianë (VIDEO)

Ndërsa institucionet e kulturës në shtetin fqinjë Italinë, prej javësh kanë mbyllur dyert, në emër të jetës, duket se dëshirën për art në zemrat e artistëve italianë, nuk mund ta ndalin kufijtë fizik. Puna e fundit e Operas Ndërkombëtare "Choir" në Romë të drejtuar nga Giovanni Mirable, duket se ndez një shkëndijë të fortë optimizmi, për artistët e bashkuar, në emër të rimëkëmbjes. Përmes një regjistrimi virtual të këngës "Va pensiero", muzika klasike bashkon dhjetëra koristë të cilët i kanë dhuruar publikut një performancë tepër emocionuese.

1584874427_operaboterore.jpg

 

Ora 11:55
Opera në shtëpitë tuaja... Ermonela Jaho sjell 'Traviatën' nga Opera Mbretërore e Londrës (VIDEO)

Situata e krijuar nga përhapja e koronavirus në Shqipëri, por edhe në botë ka 'ngrirë' institucionet kulturore duke i lënë ata ndërtesa bosh në pritje për tu mbushur shumë shpejt nga artdashësit. 

Megjithatë, artistët kanë sjellë në forma të ndryshme artin pranë të gjithë atyre që duan ta ndjekin. 

Sopranoja Ermonela Jaho ka postuar në rrjetet sociale linkun në të cilin të gjithë dashamirësit e operas mund të ndjekin kryeveprën "Traviata", nga Opera Mbretërore e Londrës.

Ora 11:48
'Pa heronj dhe pa sakrifica, por është një luftë!' Violinistja Ina Kosturi: Fiton ai që rri në shtëpi (VIDEO)

Në një video-selfie për Report Tv, violinistja Ina Kosturi ka performuar me violinë, por ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë. 

Sipas artistet kjo nuk është një luftë nga ajo që kemi lexuar në libra, ku ka heronj dhe ideale apo sakrifica, por mbetet një luftë ku të fituarit janë ata që rrinë në shtëpi. 

Ora 11:27
"Rrjedh në këngë e ligjërime", Anjeza Shahini: Nder ta këndosh edhe nga shtëpia (VIDEO)

Anjeza Shahini dhe banda e instrumentistëve Mario Deda, Franci Fjerca, Arber Koçllari, Çimi Dule dhe Fatlind Dehili kanë sjellë këngën "Rrjedh në Këngë e ligjërime". Këngëtarja shkruan në rrjetet sociale se ishte nder për të të këndonte edhe në kushte shtëpie një këngë të tillë. 

 

Ora 11:22
Balerinët e TOB performancë nga shtëpitë e tyre, po jo balet! Këndojnë 'Ende ka shpresë' (VIDEO)

Edhe balerinët e Teatrit të Operas dhe Baletit nga shtëpitë e tyre ku janë izoluar prej më shumë se 10 ditësh, kanë sjellë copëza arti. Jo balet, por ata kanë vendosur të sfidojnë veten në këngë. 

Nga Lori Bala, te Isida Mollaymeri, balerinët kanë performuar këngën "Ende ka shpresë" të Alban Skenderaj dhe Mirian Cani.

Ora 11:18
Marsela Çibukaj dhuron koncert nga shtëpia (VIDEO)

Marsela ka qenë një nga ato artiste që ka dhuruar këto ditë mjaft emocion nëpërmjet performancave të saj në rrjetet sociale. 

Së bashku me instrumentistët Arbër Koçllari, Franci Fjerca ajo ka sjellë për ndjekësit e saj "Thërrime Dashurie", një nga këngët më të bukura të saj.

Ora 10:12
Ermal Mamaqi feston ditëlindjen: Ishte më e tmerrshmja në jetë, kam qarë në makinë (FOTO)

Ermal Mamaqi ka festuar ditëlindjen, ndoshta më të trishtë të jetës së tij. 

Urimet e miqve për së largu kanë zëvendësuar përfaëimet, në një kohë kur të gjithëve u duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, që virusi korona të lërë sa më pak pasoja. 

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka treguar se kjo ishte ditëlindja më e vështirë, pasi nuk mund të kishtë përqafimet e njerëzve të dashur. 

Megjithatë, optimist, ai thotë se gjëra më të mira do të vijnë pas kësaj situate. 

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eh more djelmoc: 22/03/2020 15:29

    Si nuk bane nje here te vetme me dhuru dicka per te varferit me gjithe ate pasuri qe e shton cdo dite,si pshmb atyre qe ju shembi shpine termeti me ndertu nje te vetme se i ke te tana munsite.

    Përgjigju
  • Loli: 22/03/2020 13:32

    Bind yt bire per te qendruar ne shtepi dhe mos te dali te haje m*t neper media per ta kundershtuar rivalin politik Ramen o Zef.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës