Tingujt e muzikës pop dhe rock ndezin Tiranën, ish-solisti i grupit ‘Kthjellu’ vjen me koncert recital

Tingujt e muzikës pop dhe rock ndezin Tiranën, ish-solisti i grupit ‘Kthjellu’ vjen me koncert recital

Mentor Haziri

Këngëtari i muzikës pop dhe rock, Mentor Haziri do të sjellë për herë të parë një koncert recital në Tiranë. Një mbrëmje e dedikuar muzikës së mirë dhe adhuruesve të këngëtarit të njohur me zërin e fuqishëm që gjithë jetën ia ka dedikuar dashurisë për këngën.

Koncerti do të zhvillohet më datë 28 tetor, në Qendrën kulturore, Katedralja Ortodokse në Tiranë. I njohur si këngëtar i rrymës Pop dhe Rock, por edhe si tekstshkrues, Mentor Haziri është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme.

Mentori ka premtuar shumë surpriza për të gjithë ata që e duan muzikën live, gjithashtu ka theksuar se të gjithë hitet e tij ndër vite do të risillen në mbrëmjen speciale, ndër to këngët: “Engjëll”, “Kujtoje” dhe “Plagë në zemër”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot