Tingujt e muzikës ‘Rock Fest’ kanë përfshirë disa shkolla të Lezhës, në një event të mbajtur në bashkëpunim me Bashkinë

Tingujt e Rock Rest ‘elektrizojnë’ shkollat, nënkryetarja e Bashkisë Lezhës: U organizua në mbështetje të të rinjvePas shumë vitesh mungesë, në Lezhë janë rikthyer tingujt e muzikës rock. Në gjurmët dhe traditën e nisur nga grupi “Djemtë e detit”, nxënësit e shkollave të mesme, performuan në këtë event disa nga këngët e këtij zhanri muzikor.

Nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, premtoi mbështetje në promovimin e talenteve të reja, si një mënyre për të mbajtur gjallë jetën kulturore në këtë qytet.

“Është kënaqësi të jem këtu në këtë aktivitet ku mbështesim të rinjtë dhe ‘Rock Fest 2021’ është një risi. Idenë e parë e solli drejtoria e Turizmit dhe Kulturës në Bashkinë Lezhë dhe padyshim me mbështetjen tonë dhe në veçanti të kryetarit të Bashkisë që është gjithmonë në mbështetje të të rinjve. Filloi në faza që ishte gjurmimi dhe zbulimi i të rinjve në audicioneve nëpër shkolla, ku mbërriti sot në aktivitetin final në ndarjen e çmimeve. Në kuadër të aktiviteteve që në po zhvillojmë për festat e fundvitit menduam dhe pse jo ‘Rock Fest’ ta sillnim në këtë moment”, tha nënkryetarja e Bashkisë Lezhës Eueda Molla.

Rock Fest tërhoqi vëmendjen e shumë të pranishmeve, ndërsa u shpërndanë dhe çmime për këngëtaret më të mire.

 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rando: 20/12/2021 05:55

    Edhe mua me behet qefi. Evropa dhe bota ja ta beje dhembin se si ne nuk ka. Ne mes te kovidit ne bejme art! Rrofte komiteti i plakave te shnetit. Rrofte ay i madhi fare qe sa te vehet santeliti ka pee ta cu rrokun prapa diellit.

    Përgjigju
  • Makiwa71: 19/12/2021 15:06

    Po më bëhet shumë qejfi që në qytetin tim , ku para para 40 vitesh edhe unë kam kontribuar për artin në këtë qytet ,kanë filluar të lëvizin .Dëshiroj që një ditë edhe djali im që është pjestar i një grupi muzikor në Romë të përformoj në Lezhë. Urime .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)