Tinka Kurti lë "Loken", braktis
shfaqjen në "Migjenin" e Shkodrës

Tinka Kurti lë shfaqjen në "Migjenin" e Shkodrës">
TIRANE- Aktorja e madhe Tinka Kurti tërhiqet nga roli i saj në dramën “Gjaku i Arbrit”. As ky rikthim i mundshëm i saj në skenën e teatrit “Migjeni” nuk do jetë i mundur. Emrat e të gjithë aktorëve bëjnë pjesë në tabelën e vendosur tek teatri “Migjeni”, por mungon emri i Tinka Kurtit. Mbremë në orën 18:30 në Shkodër u shfaq drama “Gjaku i Arbrit”.

Me rastin 65-vjetorit të teatrit “Migjeni” regjizori Bruno Shllaku kishte menduar të mblidhte bashkë disa prej aktorëve më të mirë shkodran mes të cilëve edhe Tinka Kurtin e Ymer Balën, i cili erdhi nga Amerika për të qenë pjesë e kësaj drame. Pak ditë përpara se drama të vihet në skenë, Tinka Kurti është larguar nga Shkodra. Aktorja e madhe gjatë ditëve kur zhvillonte provat, kishte lënë Tiranën momentalisht dhe çdo ditë qëndronte në Shkodër. Fillimisht gjithçka ka shkuar përsëmbari dhe Tinka Kurti merrte pjesë në prova.

Tinka Kurti do të luante rolin e Lokes në dramën e shkruar nga Fadil Kraja dhe vënë fillimisht në skenë nga regjizori Serafin Fanko. Tashmë ky rol mesa duket do t’i mungojë dramës “Gjaku i Arbrit” e po ashtu edhe vetë Tinka Kurti. Nga sa mësohet shkak për këtë është bërë volumi i madh i shfaqjeve në skenën e teatrit “Migjeni” gjatë festave të fundvitit.

Në këtë mënyrë oraret e ngjeshura dhe volumi i madh duket se kanë shqetësuar aktoren e madhe Tinka Kurti. Aktorja në fjalë mësohet t’ë ketë kërkuar nga të gjithë që teatri “Migjeni” duhej të ishte i lirshëm për të bërë provat më mirë dhe në orare më të përshtatshme. Për disa ditë Tinka Kurti u shtrua në spitalin rajonal të Shkodrës. Pasi është rikthyer për të bërë prova ka kërkuar që orari i provave të jetë më herët dhe jo pasditeve e po ashtu më shumë kohë për të bërë prova. Kjo ka qenë e pamundur për tu arritur.

Mosgjetja e një konsensusi në këtë pjesë ka bërë që aktorja e madhe Tinka Kurti të tërhiqet duke ndërprerë provat. Në këtë mënyrë ajo do t’i mungojë sërish skenës së teatrit “Migjeni” e po ashtu dramës “Gjaku i Arbrit”. Burime pranë aktores Kurti bëjnë me dije se e gjitha kjo për të është një fyerje e madhe që i është bërë. Nga ana tjetër regjizori Bruno Shllaku thotë se Tinka Kurti do jetë e pranishme në 65-vjetorin e teatrit “Migjeni” dhe kjo është e rëndësishme mbi gjithçka. Po ashtu burime pranë drejtuesve të teatrit bëjnë kanë pretendimin se aktorja Tinka Kurti nuk merr pjesë sepse është e sëmurë.

Ky pretendim nga burime pranë aktores është hedhur poshtë tërësisht sepse sipas saj gjendja shëndetësore është e mirë dhe nuk përbën problem për rolin që kishte. Gjithsesi publiku shkodran dhe të gjithë ata që do të jenë të pranishëm për të parë dramën “Gjaku i Arbrit” nuk do të kenë mundësinë që të shohin Tinka Kurtin në skenën e teatrit “Migjeni”. Në moshën 83-vjeçare e me një sërë çmimesh si “Artiste e Merituar”, “Nderi i Kombit” e një sërë çmimesh të tjera, Tinka Kurti as pas 30 viteve nuk do të jetë në atë rol të shumëpritur në teatrin ku u rrit e natyrisht ka shumë nostalgji e që ndoshta edhe kësaj here do t’i mungojë! 

tinka kurti







































Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës