Tinka Kurti në Kanada për varrimin e
djalit/ Urimi i fundit prekës për nënën

Tinka Kurti në Kanada për varrimin e<br />djalit/ Urimi i fundit prekës për nënën<br>
Një muaj para se të ndahej nga jeta, në ditën kur aktorja e nderuar shqiptare Tinka Kurti festoi 85 vjetorin e lindjes, Zef Kurti djali i vetëm i Tinkës i dërgoi nga Kanadaja këtë urim malli ditëlindjeje.

“Gëzuar 85 vjetorin e ditëlindjes nënë. Më vjen shumë keq që nuk mund të vij aty ta festoj me ty. Të dua shumë nënë, askush nuk mund të vijë ta marrë ndonjëherë vendin tënd në zemrën time. Duhet ta dish që je një nënë e mrekullueshme. Zoti të bekoftë gjithmonë nënë. O nëna ime, të puth fort fort fort”, ishte videomesazhi i Zefit.

Dhe një muaj më vonë, Tinka Kurti, ka shkuar në Kanada ku bëhet varrimi i dritës së syve, djalit të saj 65 vjeçar, Zef Kurtit. Lajmi konfirmohet për Report TV, nga drejtoresha e teatrit Migjeni në Shkodër, Rita Gjeka e cila është edhe një mikeshë e afërt e aktores së madhe.

Redaksia Online

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi