Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Tinka Kurti, po e ndjek operën ‘Carmen’ si spektatore. Në fakt, ishte njoftuar që aktorja, do të shfaqet në rol me video. Siç duket nga fotot, ajo po e ndjek shfaqjen nga salla.

Tinka është vendosur në rreshtin e parë mes të ftuarve, sepse regjisori e ka koceptuar pjesëmarrjen e saj në opera që të shfaqet përmes imazhit me video. Shtrimi i saj në spital nuk e ka penguar pjesëmarrjen në premierë, kështu që pas daljes nga spitali Tinka Kurti e ka ndjekur shfaqen si spektatore

Tinka Kurti u shtrua me urgjencë në spital më 23 janar, për shkak të një infeksioni pulmonar, ndërsa shëndeti i saj u përmirësua, duke i dhënë mundësi të jetë mbrëmjen e sotme në skenën ku po shfaqet opera e njohur.	tinka kurti

(Aktorja Tinka Kurti duke ndjekur operën 'Carmen' nga salla)

Xh.F/D.C./shqiptarja.com