'Tipat si Prodan në Shqipëri i dërgojmë për të na blerë gjëra në dyqan', Marku humb qetësinë, tenton të godasë kundërshtarin në konferencë për shtyp (VIDEO)

Të shtunën në stadiumin e Tottenham me afërsisht 70 mijë tifozë boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet me ukrainasin Maxim Prodan, me këtë të fundit që është edhe mbajtësi i titullit IBF në kategorinë Ëelterëeight. Në rast fitoreje për shqiptarin do të jetë titulli i parë në karrierë në sportin e boksit, por në konferencën për shtyp kundërshtari është munduar ta provokojë:

“Ky flet shumë dhe nuk ia ka idenë se çfarë është boksi. Duhet të mbajë me vete ndonjë armë nëse pretendon të më rrah mua. Do t’ia tregoj të shtunën se ka bërë gabim që pranoi të ndeshej,”-u shpreh Prodan.

Ndërkohë Marku në një moment nuk i ka mbajtur dot nervat në konferencë për shtyp dhe është ngritur ta godasë kundërshtarin, por është ndalur nga rojet e sigurisë. Më pas për Prodan shqiptari deklaroi:

“Tipa si Prodan në Shqipëri ne i dërgojmë të blejnë gjëra në dyqan. Betohem në zot se kam pritur me padurim këtë rast dhe do t’u tregoj të gjithëve me grushtat e mi se Prodan e ka gabim. Nuk do të lejoj askënd që ta marrë këtë moment nga unë. Jam 100% i sigurtë se do ta mposht ne nokaut.”

Të dy boksierët janë të moshës 28-vjeçare dhe asnjëri prej tyre nuk njeh humbje, por ukrainasi Prodan ka 10 ndeshje më shumë si profesionist. Pak ditë më parë në një intervistë për ‘Report TV’ Marku u shpreh se do të ketë disa surpriza për shqiptarët që do ta ndjekin në stadiumin e Londrës, ndërsa premtoi gjithashtu s’e nuk do ta lejojë t’i ikë nga duart titulli i parë në karrierë.

 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaco: 23/09/2021 14:46

    Lepuri i eger i Lushnjes eshte hapur si vaji ne lakra ne Londer qekur ka marr pashaport greke. Harron qe Britania ka dale nga BE dhe lepurin mund ta marrin fishek ta kthejn prap te kullosi kodrave te Athines.

    Përgjigju
    • Kacqr: 23/09/2021 19:08

      Kaci po ti qenke coban bre,po ke buth thuaja ne sy kto fjale ose tek faq e Facebook e Florit,ti pdhrop interneti

  • Shoku: 23/09/2021 14:45

    Mos bo shume ham ham o Marku se mos te degjeneron ky tipi,edhe konferencen e shtypit si 12vjec fole.

    Përgjigju
  • sonyliston: 23/09/2021 13:36

    Shume keq fjalori, ofendime pa lidhje..

    Përgjigju
    • artan: 24/09/2021 08:01

      mendon se jane spontane keto qe thone ne konference? behet te rritur pritshmerite perpara ndeshjes. Te dy jane profesiniste dhe te dy e dine se si funksionon kjo bote e per me teper jam i sigurte qe te dy e shikojne tjetrin si sposrtist dhe atlet qe meriton rrespekt.

    • Vlora: 23/09/2021 13:52

      Boksier jane se mos kane tru...

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Korçë, digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë

Korçë, digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë