Tiranë, 102-vjetori i Pavarësisë me
monumente në gjendje të gjymtua

TIRANE - ​Këtë 102 vjetor të Pavarësisë nuk është kushtuar vëmendje ndaj monumenteve kryesore që e personifikojnë Pavarësinë.

Kamera e A1 Report sjell një vëzhgim për gjendjen aktuale të monumenteve në kryeqytet. Ajo që bie në sy është se në Shtatorja e Ismail Qemali i cili ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë është e dëmtuar.

Bustet e tre vëllezërve Frashëri të rikonstruktuara para dy viteve vazhdojnë të jenë në gjendje të mirë. 

monumenti

monumenti

Të pa dëmtuara vazhdojnë të jenë shtatorja e Hasan Prishtinës, e Adem Jasharit , Shqiponja, mozaiku i Pavarësisë, shtatorja e Ahmet Zogut.

Monumentit të Pavarësisë i cili u vendos me rastin e 100 vjetorit tek parku Rinia , vetëm dy vjet nga vendosja e tij është në gjendje të mjeruar. Edhe pse kamera e A1 Report e ka denoncuar muaj më parë vjedhjen e pllakave të këtij monumenti duket se nuk është bërë asgjë për të ndryshuar të paktën pamjen e tij në këtë 102 vjetor të Pavarësisë Shqiptare.

bustet

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista