Tiranë, 2200 euro përmes mashtrimit
për viza amerikane,kapet 54-vjeçarja

Policia e Tiranës ka prangosur sot 54-vjeçaren Erkanda Jaupllarin e cila përmes mashtrimit u merrte qytetarëve 2200 euro për sigurimin e vizave amerikane.
 
Siç raporton policia, ajo u arrestua pas disa kallëzimeve të bëra nga disa qytetarë.
 
Ja komunikata e policisë
Më datë 05.09.2016, u arrestua shtetasja Erkanda Jaupllari, 60 vjeçe, banuese në Tiranë, me anë të mashtrimit, i ka marrë shumën prej 2200 Euro, shtetases R. M., 54 vjeç, duke i premtuar se do i nxirrte një vizë amerikane. Parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar