TIRANE - Një i ri 24-vjeçar është gjetur i gjakosur i rrëzuar nga bicikleta e tij në rrugën Besa në Kryeqytet nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
I riu i identifikuar si Ervin Merdini me origjinë nga Dibra dhe banor në rrugën “Besa” nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën menjëherë.
Shkak për vdekjen e Merdinit nga hetimet paraprake të policisë është dëmtimi dhe një carje në aortën e të riut, e ardhur kjo si pasojë e përplasjes në hekurin e mesit në timonin e biçikletës.
I riu pasi kishte pirë kafe në një nga baret e lagjes kishte marrë bicikletën për të shëtitur në lagje dhe ende nuk dihen shkaqet se si ai ka humbur kontrollin duke u përplasur në timonin e bicikletës e pësuar carjen në aortë.
Hetimet janë fokusuar në vdekjen aksidentale të të riut ndërsa forcat e komisariatit numër 4 pasi kanë shoqëruar disa persona, po punojnë për të shuar cdo dyshim nëse ngjarja mund të ketë dhe një pistë tjetër vec asaj aksidentale.

FOTO: Biçikleta ku u vra i riu)
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com