TIRANE- Një 25 vjeçare prej 3 ditësh ka humbur kontaktet me familjen. Ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka denoncuar në komisariatin numër 1 në kryeqytet rastin, pasi prej ditësh bashkëshortja J.Nallbani nuk është kthyer në banesë. Familja Nallbani jeton në kryeqytet ndërsa hetimet kanë nisur për të hedhur dritë mbi gjetjen e 25 vjeçares.

Rasti i 25 vjeçares i shtohet personave të cilët janë denoncuar të humbur në polici, ku nga dhjetori i vitit të shkuar janë tre të tillë.

Një muaj më parë 11 vjecari Julian Çela djali i nëndrejtorit të antiterrorit në "shih" do të shkëpuste kontaktet me familjen dhe ende nuk është gjetur, ndërsa policia ka ngritur disa pista hetimi të cilat mbeten ende të hapura.
Rasti i tretë është ai i 66 vjecarit Fisnik Spahiu i cili sapo kishte dalë nga burgu në muajin dhjetor humbi kontaktet me familjen për tu gjetur i pajetë 1 javë më pas në Sauk të Tiranës, vdekje e klasifikuar natyrale nga policia.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)