Tiranë, 4 arrestime për shoferë
të dehur apo pa leje drejtimi
Vijojnë arrestimet për shkak të shkeljeve të qarkullimit rrugor. Katër shtetas janë arrestuar në flagrancë në Tiranë këto 48 orë për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi të automjetit.
TIRANË –Vijojnë arrestimet për shkak të shkeljeve të qarkullimit rrugor. Katër shtetas janë arrestuar në flagrancë në Tiranë këto 48 orë për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi të automjetit.
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar Armando Demir Karaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse dje në afërsi të urës së Shkollës Teknologjike është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi një motor, tip “Suzuki”, me targë AH 471.
Është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Florjan Zeqir Demarku, 18 vjeç, lindur dhe banues në Selitë e Vogël Tiranë, sepse dje në bulevardin “Gjergj Fishta” është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Aprilia”, pa targa.
Arrestimi i tretë në flagrancë është ai i shtetasit Erald Hajredin Sida, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse më datë 17.11.2013, rreth orës 21.30, në rrugen «Sitki Çiço», është kapur në flagrancë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin me targa AA 455 BM, i paisur me leje drejtimi nr. TR124965, grupi «B».
Dhe arrestimi i katërt, edhe ky në flagrancë ka qenë i Indrit Shpëtim Zhllimas, 18 vjeç. Arrestimi i tij u krye, pasi rreth orës 14.30, në rrugën Kodër Vorë është kapur nga shërbimet e policisë së Patrullës së Përgjithshme, duke drejtuar një mjet tip “Opel Astra”, me targë TR 5095 L, pa leje drejtimi për mjete.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13