Tiranë, 40-vjeçarja u hodh
nga ballkoni prej sëmundjes
Një 40-vjeçare ka zgjedhur ti japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 8 i një pallati që ndodhet prapa “Kullave Binjake”. Fatmirëisht Zana Mustafa, ka mbijetuar nga rëzimi, por aktualisht vazhdon të luftojë me plagët në reanimacionin e Spitalit Ushtarak. Mustafa vuante nga një sëmundje e rëndë dhe se dje kishte planifikuar të udhëtonte në Itali për tu kuruar.
Pas mësimit të lajmit se ishte prekur nga një sëmundje e rëndë, 40-vjeçaria Zana Mustafa ka zgjedhur ti japë fund jetës duke u hedhur në orët e para të mëngjesit nga kati i tetë i një pallati që ndodhet në qëndër të kryeqytetit. Pikërisht dje ajo kishte planifikuar të udhëtonte në drejtim të Italisë, ku në një klinikë mjekësore do kurohej për sëmundën që kishte në trup. Por teksa priste të vinte një i afërmi i saj për ta shoqëruar në Itali, në gjendje depresive ajo ka vendosur të hidhet nga ballkoni mi banesës, ku prej disa kohësh jetonte me qëra së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj. Mustafa së bashku me burrin e saj administronin një aktivitet tregtar, ndërkohë që në momentin e hedhjes, burri nuk ndodhej në banesë, ndërsa vajza ndodhej në Greqi. Dëshmitarët kanë treguar se 40-vjeçaria gjatë rënies është përplasur me një nga kondicionerët që janë instaluar në katet e mëposhtme të pallatit dhe më pas ka rënë në çatinë e një lokali që ndodhet poshtë pallatit, ku dhe ndodhi ngjarja. Më pas kanë qënë punonjësit e lokalit ata që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë 40-vjeçares, duke e transportuar atë me shpejtësi në drejtim të Spitalit Ushtarak. E reja, i është nështruar një ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e këtij spitali dhe se siç mësohet aktualisht Mustafa vazhdon të jetë në gjëndje shumë të rëndë dhe shpresat për mbijetesë sipas mjekëve janë të pakta. Kjo për shkak se Zana Mustafa nga rënia ka pësuar fraktura të rënda në trup por edhe në këmbë.
Udhëtimi në ItaliPikërisht ditën kur 40-vjeçaria Zana Mustafa ka vendosur ti japë fund jetës së saj, ajo kishte planifikuar që së bashku me një të afërmin e saj të udhëtonte në drejtim të Italisë. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte zhvillimi i një vizite në një klinikë spitalore, ku dhe Mustafa do të kurohej. Por gjithçka ka ndryshuar nga planet e kryera, për shkak se teksa qëndronte vetëm në banesën e saj në katin e 8-të, ajo ka vendosur të hidhet nga ballkoni.Njëri nga të afërimit e 40-vjeçares tha për gazetën “Shqiptarja.com” se para se të hidhej Mustafa ishte në pritje të tij, i cili do bënte dhe shoqërimin e saj në Itali. “Gjithçka e kishim organizuar me detaje. Kishim prerë biletat e udhëtimit dhe ishim informuar për kapacitetet e klinikës mjekësore. Biseda ime e fundit me të ka qënë në mbrëmje, ku kemi rënë dakort që të vija ta mejrja në mëngjes.”-ka pohuar njëri nga të afërmit e 40-vjeçares.
Roja: Kondicioneri uli shpejtësinëKolec Vila, roja i parkin gut të pallatit tregoi se kishte parë rënien nga kati i tetë të 40-vjeçares. Sipas Vilës, Zana Mustafa kishte disa kohë që së bashku me familjes e saj jetonte me qëra në atë pallat. Ai tregoi për gazetën “Shqiptarja. com” se kishte parë rënien e 40-vjeçares nga ballkoni dhe më pas në katin e pestë trupi i saj gjatë rënies është përplasur me një kondicioner që sipas tij e ka ndihmuar për të mos u përplasur me fuqi në tokë. Sipas rojes së parkingut kanë qënë pikërisht punonjësit e këtij lokali të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë 40-vjeçares. Ai tregon se çdo ditë Zana Mustafa parkonte makinën dhe se pak ditë më parë e kishte paguar atë me 80 mijë lekë të vjetra për parkingun. Kolec Vila shton se gjatë gjithë kohës 40-vjeçaria nuk ka shfaqur veprime depresive, ndërkohë sipas tij në shumicën e rasteve ajo shoqërohej me vajzën e saj. Koleci tregon se Mustafa kishte një aktivitet tregtar në Tiranës, por ai nuk ishte në gjëndje të sqaronte se me çfarë biznesi konkret merej Zana Mustafa.
(Foto: Në rreth ballkoni nga u hodh Zana Mustafa)(eq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45