Një 49-vjeçar ka përdhunuar D.N, banuese në Tiranë. Ndërkohë që ajo i është kundërpërgjigjur duke thyer xhamat e dyqanit në pronësi të dhunuesit Irfan Gjeçi.
 
Gruaja është hakmarrë ditën e djeshme me adtë 10 gusht 2016 duke bërë të sqarohen rrethanat e ngjarjes që kanë sjellë edhe arrestimin e Irfan Gjeçit.
  
Njoftimi i policisë
Më datë 14.08.2016, ora 20:00, u ndalua shtetasi Irfan Gjeçi, 49 vjeç, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D. N, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse shtetasi i lartpërmendur më datë 12.08.2016, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me shtetasen D. N, pa dëshirën e saj, ndërsa më datë 14.08.2016, shtetasja D. N, ka dëmtuar dhe ka thyer xhamat e dyqanit dhe të një ambienti tjetër në pronësi të shtetasit Irfan Gjeçi. Neni 102 i K.P (Irfan Gjeçi) dhe Neni 150 i K.P

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com