TIRANË - Disa persona janë vënë në pranga pasi janë kapur me kokainë, heroinë dhe kanabis sativa. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme, janë ndaluar 6 persona në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia ka bërë të ditur se, në orët e para të mëngjesit, është kapur në flagrancë në afërsi të rrugës “Irfan Tomini”, Eduart Zeqiri, 35 vjeç, me një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu gjatë natës, në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë, pas një kontrolli të utruar nga shërbimet policore pas posedimit të një informacioni, Armand Llapanjit, 32 vjeç, ju gjetën të fshehuar në (pedalin e automjetit) një sasi lëndë narkotike e llojit Heroinë, e cila ishte në ndarë në 10 doza.  
 
Në pranga ka rënë edhe Spartak  Çollaku, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinë i është gjetur një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit kannabis sativa.

Të arrestuar janë edhe, Blerind Doda, 28 vjeç dhe Ervis Kola, 26 vjeç, të dy banues në Burrel, pasi në qendër të Laprakës, u janë gjetur 150 gramë lëndë narkotike e cila ishte ndarë në 40 paketa me bimë të dyshuar narkotike e llojit kannabis sativa.  
 
Proçedimi penal ka nisur edhe për Dolsi Kuka, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë ku gjatë kontrollit personal ju gjetën një sasi bime karakteristike si ajo e kannabis sativa. Ndaj të gjithë të ndaluarve, është ngritur akuza e “shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)