TIRANE - Dy aksidente kanë ndodhur në kryeqytet në një hark të shkurtër kohor. Fillimisht u përfshinë në aksident 3 makina të cilat u përplasën me njëra-tjetrën në rrugën Misto Mame në Kombinat , duke mbetur të plagosur 6 persona. Ndërsa disa orë më vonë si pasojë e përplasjes së makinës me një motor ka mbetur e plagosur drejtuesja e motorit, një 25-vjeçare në bulevardin kryesor të Tiranës.

PERPLASEN ME NJERA-TJETREN 3 MAKINA

3 automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën “Misto Mame” në Kombinat. Si pasojë e përplasjes të paktën 6 persona kanë mbetur të lënduar. 4 prej personave të lënduar udhëtonin në një automjet tip Audi, ndërsa dy personat e tjerë që mbetën të plagosur ishin drejtuesit e dy mjeteve, njëri autostrade tip ML, dhe tjetri fuoristrade X5.

Aksidenti ka shkaktuar edhe bllokim të trafikut për disa minuta, ndërsa policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje theksoi se paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar për të hyrë në një rrugë dytësore.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në polici.

makine e perplasur aksident tirane misto mame
(Foto, një prej makinave të përfshira në aksident)

MAKINA PERPLAS MOTORIN, PLAGOSET NJE 25-VJECARE
Vetëm pak orë më vonë në kryeqytet është regjistruar një tjetër aksident. Një automjet është përplasur me një motor. Aksidenti i radhës ndodhi rreth orës 22:00 në bulevardin kryesor të Tiranës, pranë hotel Dajtit.

Si pasojë e përplasjes së makinës me një motor, ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e motorit, një 25-vjeçare. E plagosura është dërguar menjëherë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, pra mësohet se shkak i aksidentit ka qenë manovrimi i gabuar i vajzës në motor.

motor i perplasur aksident
(Foto, motori i përplasur me makinën)

*Lajmi u publikua fillimisht në 21:45 dhe u përditësua në 23:00
Redaksia Online
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)