TIRANË – Aleanca Kuq e Zi do të organizojë javën e ardhshme tubimin më të madh të aktivitetit të saj. Në 9 maj në ditën europiane në qytetin studenti ku do të vishet i gjithi KuqeZi. Në vijim të tubimeve në të gjithë Shqipërinë, Aleanca Kuq e Zi dhe drejtuesit e saj u kanë dërguar një mesazh shqiptarëve në trevat etnike. Kryetari i AK-së Kreshnik Spahiu ka deklaruar se shqiptarët ndodhen në udhëkryqin e tyre historik. Spahiu i ka bërë thirrje shqiptarëve nga Shqipëria Kosova, Maqedonia dhe Presheva që t’i bashkohen këtij tubimi. AK e fokuson tubimin e saj në slogan “Një komb një të ardhme. Rinia e Aleancës Kuq e Zi ka deklaruas se kërkojnë një Shqipëri të bashkuar dhe të integruar.


(kz/shqiptarja.com)