TIRANE- Dy të moshuar u aksidentuan sot në mëngjes nga një makinë në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë.

Aksidenti u shënua pranë stadiumit “Dinamo”. Nga të dhënat e para mësohet se dy të moshuarit ishin këmbësorë kur u përplasën nga makina. Ata janë dërguar në spital, ndërkohë që policia ndaloi drejtuesin e mjetit.
 
Më vonë priten të jepen detaje në lidhje me identitetin e të moshuarve.  

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)