Tiranë, aksident tek “Misto Mame”
shoferi ikën nga vendngjarja

Tiranë, aksident tek “Misto Mame”<br />shoferi ikën nga vendngjarja
TIRANË - Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pasi është aksidentuar nga një makinë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në kryeqytete, rrugës që të çon për në Kombinat, përballë ish-kombinatit “Misto Mame”.

Burime nga policia rrugore e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, i plagosuri është një 50-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende. I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Ai ka qenë duke ecur në anë të rrugës kur është përplasur nga një makinë që është larguar nga vendi i ngjarjes. Dëshmitarët kanë njoftuar policinë që është vënë në ndjekje të shoferit që ka shkaktuar aksidentin.

Për këtë qëllim janë ngritur postblloqe në disa rrugë dhe kryeqëzime.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik