TIRANË - Aksident në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.20 minuta të mbrëmjes së sotme dhe e lënduar ka mbetur një grua. Burime nga policia kanë bërë të ditur se e plagosura është Klementina Myftari, e cila ishte duke lëvizur në këmbë. Ajo është goditur nga një motor në momentin që ka qenë duke kaluar rrugën.
Sipas policisë, motori i aksidentit i ka prerë rrugën një makine që kanë qenë duke kaluar. Në këtë moment, drejtuesi i motorit ka ndryshuar rrugë, duke u përplasur me çiftin Myftari, pasi e lënduar ka qenë e shoqëruar me bashkëshortin në momentin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë. Mësohet se drejtuesi i motorit është larguar nga vendi i ngjarjes për ti shpëtuar ndjekjes penale.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com