TIRANE- Një kalimtare është përplasur nga një makinë në kryeqytet, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Aksidenti është regjistruar pranë kryqëzimit te Rruga “Ura”, rreth orës 14:40.
Kalimtarja e aksidentuar është dërguar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka shpallur në kërkim drejtuesin e automjetit.
Mësohet se aksidenti u shkaktua nga mjeti me targa AA 710 HB, dhe i përket shtetasit Astrit I.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com