Tiranë, ambientalistët kërkojnë
anullimin e xhamisë së Namazgjasë

Tiranë, ambientalistët kërkojnë<br />anullimin e xhamisë së Namazgjasë
TIRANË - Ndërtimi i xhamisë dhe godinave polifunksionale vazhdon të mbetet një proces i hapur në gjykatën e kryeqytetit edhe pse pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i Territorit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama anulloi ndërtimin e kullave duke lënë në fuqi vetëm ndërtimin e xhamisë.

Ambjentalistët vazhdojnë të kërkojnë nga gjykata anullimin edhe të ndërtimit të xhamisë.

Me anë të padisë të regjistruar më 25 korrik 2013 nga shoqëria civile kërkohet shfuqizimi i vendimit numër 2, datë 29 maj 2013 të KRT-së për miratimin e dhënies së lejes zhvillimore komplekse për xhaminë e Namzgjasë.

Vendimi u mor asokohe nga KKT-ja e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha dhe me firmë të ish-ministrit të Kulturës Visar Zhiti, është dhënë leja zhvillimore.

Seanca e sotme është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares, Fahrije Budo ndërsa mbetet për tu parë qëndrimi i kësaj gjykate pasi tashmë vendimi i ankimuar nga shoqëria civile është anulluar pjesërisht nga KKT-aktuale.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi