TIRANË-Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit ditën e sotme, njëri për drogë dhe tjetri ishte i dënuar dhe akuzohet për plagosje.
 
Vilson Senija 24 vjeç u arrestua, pasi iu sekuestruan dy doza heroinë gjatë kontrollit fizik.
 
Ndërsa në pranga u vendos edhe shoku i tij, Xhuljano Meta 21 vjeç, i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Durrësit me një vit burg për kalim të paligjshëm kufiri, ndërsa është i dyshuar edhe për plagosje të rëndë.
 

Dy.b/Shqiptarja.com