TIRANE - Një 31 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të autoriteteve italiane.

Në pranga ka rënë Amarild Tola, 31 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa arrestimi i tij u bë mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë, Tola është shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata e Torinos në Itali ka lëshuar në ngarkim të tij urdhërin e arrestit për veprën penale të "Pjesmarrje në organizatat kriminale me objekt trafikimin e drogës të llojit kokainë".

31 vjeçari pritet që të ekstradohet drejt Italisë për t’u përballur me akuzën ndaj tij.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)