TIRANE- Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga forcat e repartit Special të Rendit, Shqiponja, pasi kërkohej për trafik drogë. Edmond Kalia ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për trafik droge, ndërsa po tentonte të largohej, por u neutralizua nga forcat “Shqiponja”.
 
27-vjeçari, Edmond Kalia u arrestua ditën e sotme në një lokal pranë zonës së njohur si “Kthesa e Kamzës” në kryeqytet.
 
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)