TIRANË – Një shtetas turk është arrestuar në kryeqytet për transport klandestinësh. Me anën të kamionit të tij, ai ka sjellë në Shqipëri gjashtë palestinezë, të cilët kishin si destinacion Italinë.
Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur se Ramadan Mehmet Sancaktar, 56 vjec, lindur në Komotini Greqi dhe banues në Izmirde, Turqi, me kombësi dhe shtetësi turke u arrestua pasi dyshohet të ketë ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e tij, tip “Benz trajler” me targa turke 35AH2075 janë gjetur të fshehur, pasi kanë kaluar kufirin nga Greqia, gjashtë shtetas me origjinë pakistaneze, që kishin si destinacion Italinë.
Shtetasit pakistanezë, pasi u intervistuan në prani të përkthyesit, u vendosën në Karec të Vorëëanë për veprime të mëtejshme dhe kompetencë Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin.
Materiales i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com