Në prangat e policisë ka rënë Shemsi Seferi, lindur dhe banues në Shkodër. Sipas policisë, Seferi, duke udhëtuar me automjetin e tij Volksvagen Sharon me targa AA 395 HK dhe me 2 pasagjerë në makinë, në rrugën “Dritan Hoxha” është ndaluar nga policia.
Oficeri i policisë rrugore, i ka kërkuar 53 vjeçarit lejen përkatëse për taksi si dhe dokumentet e automjetit. Ky i fundit, ka nxjerrë dokumentet dhe një kartmonedhë 2000 mijë lekëshe për të korruptuar policin, në mungesë të licensës.
Në këtë moment, polici rrugor ka bërë bllokimin e mjetit, si dhe ka njoftuar patrullën e policisë, e cila shoqëroi drejtuesin në polici. Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)