TIRANE- Tre muaj pas lirimit nga burgu është arrestuar sërish, kësaj here për armëmbajtje pa leje. Nikolin Leka, i liruar nga burgi para tre muajsh, pasi vuajti dënimin prej 5 vitesh për plagosje, u arrestua mbrëmjen e sotme nga forcat e komisariatit numër 5 në Kamëz.
 
Lekës iu gjet një armë tip kallash, në momentin e arrestimit.
 
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)