TIRANE- Policia e Tiranës, gjatë një operacioni ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit Artur Lushnja.

Sipas burimeve, gjatë një kontrolli policor në banesën e tij, janë gjetur disa sende të cilat mendohet se Artur Lushnja i ka vjedhur në një dyqan fotosh në zonën e Institutit Bujqësor.

Dyqani i fotove, pronë e shtetasit Arbër Roshi, ishte vjedhur në datën 06.04.15. Në cilësinë e provës materiale, efektivët kanë sekuestruar disa aparate fotografike.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)