Nga kqyrja është konstatuar se në këto parcela ishin mbjellë 147 bimë të cilat kishin një gjatësi nga 5 cm deri ne 30 cm. Por gjatë kontrollit në banesën e 54-vjeçarit Kasem Hida të dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike janë zbuluar edhe 168 rrënjë të tjera kanabis të mbjella në kubik.
Gjithashtu nga aksioni i Policisë së Tiranës është shpallur në kërkim 39 vjeçari N.M,sepse në vendin e quajtur fshatin Lucë në një dhomë të banesës së tij janë gjetur të mbjella në kubik 62 rrënjë bimë narkotike.
Policia është duke kryer veprimet hetimore dhe proceduriale dhe po punon për kapjen e personit të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)