TIRANE - Stacioni i autobuzëve ndërqytetës pranë Stacionit të Trenit do të zhvendoset prej aty për t'i hapur rrugë punimeve të bulevardit të ri.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar sot se "duke filluar nga dita e nesërme, datë 6 shtator, stacionimi i autobusëve ndërqytetës në sheshin pranë Stacionit të Trenit do të ndërpritet në mënyrë përfundimtare.

Deri në ndërtimin e  terminalit multimodal të pasagjerëve, stacionimi i autobusëve ndërqytetës do të zhvendoset në sheshin që ndodhet në rrugën “Dritan Hoxha”, me drejtim Tiranë-Durrës, 250 metra nga rrethrrotullimi i sheshit “Karl Topia”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)