TIRANË – Gjashtë qytetarë janë kallëzuar në Prokurori nga Bashkia për shkak të ndërtimeve pa leje që kanë kryer. Inspektoriati Urbanistik i ka kapur me shkelje edhe më parë, por ata kanë vazhduar punimet pa përfilluar as gjobat, ç’ka ka detyruar Bashkinë t’i denoncojë.
 
Ata janë:  Agim Hamza, Besnik Canaj, Lefter Canaj, Gentian Balla, Veli Vladi dhe Vladimir Kosta.  Kështu kanë bërë të ditur sot, burimet zyrtare të Bashkisë së kryeqytetit.
 
Inspektoriati Urbanistik i Tiranës ëhstë vënë në lëvizje kohët e fundit për të ndaluar çdo lloj ndërtimi pa leje nëterritorin e kryeqytetit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)