TIRANE- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme disa shkurre në zonën e ish-Fabrikës së Qelqit në Kombinat në kryeqytet. Të favorizuara nga temperaturat, flakët kanë përfshirë shkurret e tharra në këtë zonë, që fatmirësisht nuk kanë shkaktuar probleme.
Zjarri i shkaktuar në këtë zonë, nuk ka rrezikuar asnjë banesë, pasi me mbërritjen e zjarrfikësevë është bërë e mundur edhe shuarja e flakëve të zjarrit.
Si pasojë e temperaturave të larta, gjatë muajit gusht, disa vatra zjarri janë evidentuar në disa rrethe të vendit, duke shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh dhe kullotash.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com