Tiranë, çelet “Onufri” në GKA, i
dedikohet shkrimtarit Mitrush Kuteli

Tiranë, çelet “Onufri” në GKA, i<br />dedikohet shkrimtarit Mitrush Kuteli
Është çelur edicioni i 22-të i Çmimit Ndërkombëtar Onufri, me temë “Stranger than Kindness – Mitrush Kuteli”, kuruar nga artisti shqiptar Fani Zguro. Ekspozita është instaluar në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 Shkurt 2017.

Pjesë e kësaj ekspozite janë projektet speciale “Kinema” dhe “Taxi”. Kjo e fundit e merr zanafillën nga projekti zanor i Anri Salës “No Formula One, No Cry – Taxi”).
 
E frymëzuar nga hiti i Nick Cave and the Bad Seeds “Stranger than Kindness”, ky edicion i kushtohet shkrimtarit shqiptar Mitrush Kutelit që njihet si një nga themeluesit e prozës shqipe të shekullit të 20-të, tha drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani gjatë një konference për median

Kuratori i “Onufrit” Fani Zguro foli për marrëdhëniet konceptuale të projekteve me temën e ekspozitës.

‘’Në këtë ekspozitë, Fani Zguros sjell zhanere nga më të ndyshme, nga vizatimi nga piktura, videoart. Ekspozita është alestuar në katin e tretë të Galerisë. Ky ambient është i përshtatshëm dedikuar artit bashkohor’’, u shpreh Shabani. 

Në këtë ekspozitë marrin pjesë 33 artistë nga shqipëria dhe nga vende të ndryshme të botës si Hamra Abbas, Klodiana Alia, Luca Bolognesi, Erik Bünger, Jakup Ferri, Pablo Helguera, Dejan Kaludjerovic, Bruno Muzzolini, Leonard Qylafi e më gjerë.

Pjesëmarrës janë edhe disa nga piktorët shqiptarë me famë botërore si  Anri Sala, Helidon Xhixha e të tjerë. 

[gallery]20167[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre