TIRANE - Mbrojtja e hapësirave të fundit publike në Tiranë është bërë pjesë e diskutimit mes ekspertësh, specialistësh mjedisi dhe anëtar të shoqërisë civile. Të premten e fundit të janarit ekspertët e mjedisit do t’i dorëzojnë presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta një rezolutë me mënyrën dhe rrugët që duhet të ndiqen për mbrojtjen e mjedisit dhe hapësirave publike në kryeqytet.
Nëpërmjet rezolutës ekspertët e mjedisit kërkojnë të ruhen hapësirat e fundit publike të përcaktuara në planin e përgjithshëm urban të Tiranës.
Së dyti Parkut të Tiranës t’i jepet statusi i kategorisë së gjashtë-zonë e menaxhuar, duke përcaktuar qartë kufijtë, funksionet dhe zonën buferike. Një tjetër kërkesë e kësaj rezolutë është rrëzimi i vendimit të KRRTRSH (Komisionit të Rregullimit të Territorit në Republikën e Shqipërisë) për kthimin e zonës së nën digës nga zonë sportive në zonë banimi.
Pjesë e kësaj rezolute është edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, si dhe një nga koordinatorët e PD Jamarbër Malltezi, të dy në cilësinë e qytetarëve të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e hapësirave publike.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com