TIRANE - Një 57 vjeçar turk është ekstraduar sot nga Tirana drejt Zvicrës, pasi kërkohej nga autoritetet zvicerane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
I ekstraduari është Ali Riza Gurbuz, 57 vjeç. Sipas policisë, 57 vjeçari është arrestuar më datë 29.06.2013, gjatë kontrollit nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Aeroportit të Rinasit, dhe nga verifikimi në sistem rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndaj tij, gjykata e Zyrihut ka lëshuar urdhërin e arrestit më datë 15.05.2001. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Berne/Zvicër u bë i mundur ekstradimi drejt territorit zvicerian i të kërkuarit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com