Tiranë, ekstradohet nga Gjermania
shqiptari i dënuar me 14 vjet burg

Tiranë, ekstradohet nga Gjermania<br />shqiptari i dënuar me 14 vjet burg
TIRANË - Kryhet ekstradimi nga Mynihu i Gjermanisë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Nik Vojaçek (i njohur edhe si Nik Braka – Besnik Braka), 48 vjeç, banues në Tiranë. Ekstradimi u krye sot nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
 
Këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 12.01.2009, e ka dënuar me 14 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “trafikim armësh dhe municionesh”, “prodhim e shitje narkotikësh”, “prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve”.
 
Në vitin 2003, në kufirin me shtetin grek janë sekuestruar një sasi e madhe fishekësh luftarakë dhe në vitin 2004 është sekuestruar një sasi prej rreth 510 gr heroinë e një armë zjarri pistoletë, ku nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor ishte i ekstraduari, Nik Vojaçek.
 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden në Gjermani u bë i mundur arrestimi i tij më datë 5 shtator 2013, në Waidhaus-Bavari, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
 
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës