TIRANË - Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth orës 17.00, është bërë ekstradimi nga nga Milano/Itali, drejt vendit tonë i shtetasit Gentian Lleshanaku, 31 vjeç, lindur në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte caktuar për shtetasin e mësipërm masën e sigurisë “arrest në burg“ për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim".
Më 17.02.2012, në lokalin e fshatit Bujqëz të komunes Shirgjan, rrethi Elbasan, shtetasit Azmir Lleshanaku dhe Gentian Lleshanaku kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Donald Lamçja, për motive të dobëta.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës me Interpol Roma/Itali, më datën 19.04.2013 është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Gentian Lleshanaku.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com