Tiranë, emërimet në qendrat
shëndetësore, sherr me drejtuesit

Tiranë, emërimet në qendrat<br />shëndetësore, sherr me drejtuesit
Ndryshimi i strukturës së qendrave shëndetësore, të cilave u hiqet mjeku kirurg dhe zëvendësohet me mjek të përgjithshëm, është kthyer në mollë sherri në shërbimin parësor në Tiranë.

Drejtoresha e qendrës shëndetsore numër.2 në kryeqyetet, Anila Prifti denoncon emërimet e fundit që po bëhen ng autoriteti rajonal shëndetsor. Ajo shprehet se pa asnjë shkersë zyrtare, po ndryshon struktura e qendrës që ajo drejton dhe mjeku kirurg do të zëvendoset me një mjek të përgjithshëm.

“Kam 2 -3 ditë që marr presione në telefon për të nxituar emërimet, madje dhe një emërim që është jashtë strukture për shkrirjen e një vendi të kirurgjisë dhe emërim si mjek të përgjithshëm"- thotë drejtoresha Prifti. Por Liljana Ramasaco, drejtoresha e ASHR-së, i quan trillime këto akuza dhe se ndryshimet po bëhen pasi kërkesat për mjekë kirurgë në parësor janë shumë të pakta.

"Nga ana e bordit të qendrave shëndetësore është propozuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë për zëvendësim të mjekut kirurg me një mjek tjetër që mund të ketë nevojë më emergjente qëndra shëndetësore. Nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi apo presioni, as nga ana ime, dhe e askujt tjetër"-thotë drejtoreshë e ASHR-së.


Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Begaj pret ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut: Thellim i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

Begaj pret ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut: Thellim i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve