TIRANË - Trupat e pajetë të dy personave janë gjetur mëngjesin e sotëm në dy  vende të ndryshme në Tiranë, tek shkolla “Sabaudin Gabrani” dhe në Kashar.

Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, trupi i parë është gjetur pas shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, në rrugën “Muhamet Gjollesha” e njohur ndryshe si unaza.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pranë zonës së “21 Dhjetorit”. Burime policore thanë se, viktima tek shkolla 9-vjeçare dyshohet se është një endacak dhe në trup nuk ka asnjë shenjë dhunë.

Ndërsa trupi tjetër i gjetur i pajetë është gjetur në zonën e Kasharit dhe i cili është rreth 45 vjeç. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, deri më tani ky person dyshohet se ka gjetur vdekjen nga konsumi i tepërt i alkoolit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)