TIRANË – Një 70-vjeçar nga Lezha, Zef Dedi, është gjetur i vdekur nga policia pranë senatoriumit të Tiranës.
 
Dedi vuante nga skleroza. Dyshohet se vdekja e tij është aksidentale, pas rrëzimit në një kanal.
 
Një ditë më parë ai kishte ardhur në Senatorium për të vizuar gruan e sëmurë dhe më pas është larguar, por, i biri, duke e ditur moshën dhe gjendjen e tij shëndetësore, është interesuar për të gjetur të atin e humbur që një ditë më parë dhe ka njoftuar komisariatin nr.1 të policisë.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)