TIRANE - Ambientalistët shqiptarë të drejtuar nga Sazan Guri janë ngritur në këmbë sot për të protestuar pranë ish-Bllokut, në afërsi të Librit Universitar në Tiranë për nivelin e lartë të ndotjes akustike - nga zhurmat dhe atë ajrit - nga gjeneratorët e vendosur rrugëve, bombolat e gazit dhe bloza e oxhaqeve/

Ambientalistët janë mbështetur nga banorë të zonës, që janë shqetësuar sidomos nga mungesa e hapësirave ndërmjet pallateve, që nuk lejon hyrjen e zjarrfikëseve në rast zjarri. 

Guri i ka bërë thirrje Bashkisë, Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Brendshme të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur problemet.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)